Nis taksa e pronës në Tiranë - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-12-21

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas përfundimit të vetdeklarimeve në 31 tetor, bashkia e Tiranës nxitoi që në faturën e nëntorit të ujësjellësit të përfshije taksën e rishikuar të banesës. Tashmë është fakt që pagesa e ujit për muajin që lamë pas është më e shtrenjtë. Në varësi edhe të sipërfaqes si dhe vlerës së tregut, taksa e rritur e pronës nis nga 300 lekë në muaj. Qytetarët thonë se janë të surprizuar pasi nuk kishin njoftim që fatura e ujit do të vinte me taksën e pronës. Ka edhe nga ata pensionistë që më kot kishin shpresuar se do të përjashtoheshin nga ky detyrim. Nga 200 mijë abonentë që numëron ujësjellësi Tiranë, vetëm 50% e tyre kanë bërë deklarimin e sipërfaqes së pronës. Çka do të thotë se gjysma e objekteve në Tiranë po faturohen me sipërfaqe deri në 100 metra katrorë. Burime zyrtare nga ujësjellësi thonë se pas tërmetit të 26 nëntorit ka nisur puna për ndërprerjen e kontratës për ato objekte që kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa për rreth 2000 familje që kanë pësuara dëmtime në banesë është falur fatura e ujit për muajin nëntor, së bashku me shpenzimet e tjera që përfshihen në të.

Share This Video


Download

  
Report form