Shpërthimi në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, sekretarja dhe Tushe drejt Tiranës

Top Channel Albania 2020-01-06

Views 0

Kryebashkiaku i Lushnjës dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu pas shpërthimit me lëndë plasëse në zyrë janë nisur drejt Tiranës.


Ata janë nisur drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar megjithëse mjekët theksojnë se janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ka qenë ish shoferi i kryetarit të bashkisë, Gëzim Saraçi ai që pas një konflikti verbal me këtë të fundit ka hedhur një granatë në zyrë.

Saraçi ka qenë shofer i tij deri në gjysmën e mandatit të dytë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen

Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.

Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policise Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FatosTushe#Lushnje#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form