Momenti kur kryebashkiaku i Lushnjes dhe sekretarja dergohen ne Spitalin e Traumes

RTV KLAN 2020-01-06

Views 0

Një granatë shpërtheu në zyrën e kryetarit të Bashkisë, Fatos Tushe, ditën e fundit të vitit 2019 duke e lënë të lënduar atë dhe sekretaren e bashkisë E. Qalliu.
Ata u dërguan fillimisht në spitalin e Lushnjes. Mirëpo më vonë u dërguan në spitalin e Traumës në kryeqytet për ndihmë më të specializuar. Siç duket nga pamjet, dëmtime më të shumta ka marrë sekretarja e tij, e cila përveç plagëve të tjera ka edhe dy duart të mbuluara me fasha.
Autor i kësaj ngjarje sipas policisë dyshohet se është G. Saraçi. Ai ka qenë shoferi i kryetarit të Bashkisë, Tushe. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje, por është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e saj.
Gjithashtu uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit. Pas ngjarjes, i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Partisë Demokratike që me anë të një deklarate e cilësoi këtë ngjarje si prishje pazaresh mes Tushes dhe ish-shoferit të tij. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form