Presidenca kroate, prioritet i së cilës do të jetë zgjerimi i BE-së ngjallë shpresën që vendi këtë vit do t?i hap negociatat e shumëpritura për anëtarësim. Profesori, Llazarar Llazarov vlerëson se pritjes së gjatë për t?i filluar negociatat po i vjen fundi, ndonëse deri në anëtarësim të plotë mund të na duhen edhe dhjetë vjet të tjera. Llazarov është optimist se deri në samitin e majit, shtetet-anëtare do të arrijnë konsensus për metodologjinë e re, ndonëse me të kriteret për anëtarësim pritet të jenë shumë më të rrepta sesa Kriteret e deritanishme të Kopenhagës.