http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nano-Teknologjia është njësia kërkimore më e re, e cila është krijuar në Akademinë e Shkencave. Një bërthamë ekspertësh nga fusha si Kimia, Fizkia, Mjeksa, Inxhinieria me anë të Nano-Teknologjisë do të nxisin kërkimet shkencore në mjekësi, ndërtim, elektronikë etj. Fjala është për punimet shkencore që bëhen në dimensione mikroskopike.Por, si i ndihmon Nano-Teknologjia ekpertet?PARTIZAN MALKJAFIZIKANTPërdormi i elementeve Nano në mjeki, ekzistenca e të ashtuquajturve nano gjurmues për dedektimin e patologjive, që në kushtet e zakonshme të ekzaminimit, në kushtet e zakonshme me një x-ray mund të mos dedektohet, ndërsa duke përdorur teknologjinë nano është shumë e thjeshtë të gjenden qelizat kancerogjene që nuk mund të shihen me ekzaminime të zakonshme ose siç është bllokimi i enëve të gjakut.Deri më sot kërkuesit shkencor shprehen se punimet e tyre kanë mundur t?i bëjnë në labouratorë të vendeve të ndryshme europiane. Por tashmë qëllimi i Akademisë është që këtë njësi kërkimore ta kthejë në Institut. Nano Teknologjia ndërkohë, është bërë pararojë e zhvilimeve në mjeksi.PARTIZAN MALKAJFIZIKANTUnë merrem me ato që quhet polimere përcjellëse dhe aplikimin e tyre në elktor devices në pajisjet elektronike mund t?i përdormi ato në mjekësi në rehabilitimin e indeve të dëmtuara në rehabilitimin e kockave të dëmtuara, në procesin e delegimit të barnave në mënyrë specifike tek indi dhe tek organi i dëmtuar duke eleminuar efketet ansore.Kjo shkence shume disiplinore krijohet per here te pare dhe do te jete ne varsi te akademise, edhe pse ende ajo nuk ka miratuar nje buxhet mbi kete projekt dhe nuk ka percaktuar vendin ku do te ngrihet Instituti.