Stop - Denoncon avokatin, kerkoi para per prokuroren e ceshtjes! (27 shkurt 2020)

RTV KLAN 2020-02-28

Views 1

#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Leonard Dedej tregon, se ka investuar 20 milionë lekë të vjetra në një biznes privat, Agjensi udhëtimesh bashkë me një vajzë, të quajtur Greta, me të cilën krijoi edhe raport intim. Por paratë duhet të ktheheshin, kur biznesi të krijonte stabilitet.Nuk ndodhi, pasi biznesi nuk eci dhe Leonardi i kërkoi Gretës paratë mbrapsht. Greta e denoncoi Leonardin në komisariatin nr.3 për përndjekje dhe ky i fundit përfundoi në qeli.Avokati i Leonardit,Alban Shurbi,që e njohu në ambientet e komisaritatit, i kërkoi 2.5 milionë lekë me premtimin, që do ta nxirrte nga burgu, duke folur me prokuroren e cështjes, me të cilën do të ndante paratë. Por avokati nuk bëri asgjë, sepse Leonardi u dënua me arrest shtëpie.Leonardi ka folur personalisht me prokuroren e cështjes, por ajo e ka mohuar kategorikisht, që të kishte dijeni për cështjen e parave. Një një takim të filmuar mes Leonardit dhe avokatit, ky i fundit pranon, se i ka marrë paratë në emër të prokurores, por mundohet të shmangë situatën, duke ikur me vrap dhe duke e kërcënuar, që ta lerë këtë histori.

Share This Video


Download

  
Report form