Dy aksidente tragjike janë regjistruar pasditen e kësaj të hëne, ku për pasojë kanë humbur jetën një fëmijë 8-vjeçar dhe një 62-vjeçar. Në Fier, është përfshirë në aksident një autoambulancë, ku ka humbur jetën pacienti që po transportonte në spital. Në Durrës furgoni përplasi një fëmijë që po udhëtonte me biçikletë, për pasojë 8-vjeçari ka ndërruar jetë.