Report TV -Transformohet 'Parku Rinia', gati për të pritur të vegjlit nesër për 1 Qershorin

Report TV 2020-06-03

Views 0

?Parku Rinia? është gati të presë nesër, në festën e 1 Qershorit, fëmijët e kryeqytetit, me më shumë lodra, gjelbërim dhe mjedise argëtuese. Me largimin e kioskave të paligjshme 20 vite më parë, ky park u kthye në një hapësirë çlodhëse për qytetarët, ndërkohë nga sot mund të quhet tërësisht i transformuar sepse përshtatet me kënde lojërash për më të vegjlit, mjedise për të moshuarit dhe dashamirësit e parqeve.

Teksa po i jepet dora e fundit, para hapjes së nesërme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Parku Rinia është një tjetër pikë tërheqëse që i shtohet kryeqytetit, njësoj si Pazari i Ri, Sheshi Skënderbej apo Kalaja e Tiranës. ?M?u kujtua 1 Qershori i para 4 viteve, kur hapëm parkun e lodrave te Liqeni. Mbaj mend se nga 100 ditë që punuam aty, u bënë 78 protesta. Sa herë që ndodh ndonjë gjë e bukur, do ketë sherr e shamatë, përfshirë edhe Parkun Rinia. Parku Rinia ka firmën e Edi Ramës, i cili e pastroi nga gjirizi i madh i kioskave të të fortëve atëherë kur askush nuk e mendonte se mund të bëhej. Atëherë isha student dhe ndoshta kjo ka qenë xixa e parë, sepse thashë: ?Po, Shqipëria mund të bëhet dhe ia vlen të kthehesh! Po, mund të transformohet dhe të bëhet një vend modern!? Më vjen mirë që pas pastrimit, tani po bëjmë edhe një transformim të parkut?, theksoi Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form