TIRANE-Kreu i shtetit shqiptar kërkoi nga politika që të mos krijoi tensione artificiale për dy çështje të rëndësishme, situatën me koronavirusin dhe plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave. E para merr jetë njerëzish, tha Meta, ndërsa e dyta i kushton Shqipërisë ëndrrën evropiane. Për koronavirusin Meta tha se nëse është e nevojshme, është gati të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.