Ora News - Opozita kusht Ramës: Hapje e plotë e listave, koalicionet të mos ndryshojnë

Ora News Lajme 2020-08-04

Views 0

#tvora #rtvoranews
Opozita e Bashkuar shprehet pro hapjes së listave 100% me kusht që koalicionet parazgjedhore të mbeten të pandryshuara, nga formati që eksizton aktualisht.

Qëndrimi u konfirmua nga kryetari i PD Lulzim Basha pas takimit me aleatët, i cili u shpreh se ka ngarkuar Oerd Bylykbashin për të bërë propozimin në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik.

Lulzim Basha: Dua të përshëndes qëndrimet e ndërkombëtarëve ditën e djeshme të cilat bëjnë të qartë se rruga e konsensusit është rruga e vetme për të ecur përpara në çdo çështje që ka të bëjë me zgjedhjet dhe natyrisht me procesin e integrimit europian. Këto janë të lidhura që prej marsit të këtij viti qoftë në aspektin e reformës por edhe në zbatimin e asaj që biem dakord bashkarisht. Opozita e bashkuar është e vendosur të refuzojë çdo propozim unilateral për ndryshime kushtetuese që prekin çështje lidhur me zgjedhjet.

Tryeza e këshillit politik, grupi i punës i këshillit politik është vendi i vetëm ku mund dhe duhet të diskutohet në raport me një numër çështjesh ende të pazgjidhura që kanë të bëjnë me rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR qëe nga shitblerja e votës, presioni ndaj administratës publike e me radhë. Por duke qenë se PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë para dhe pas 5 qershorit dhe tani mendojnë se po u shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura si shkakun për të ecur drejt ndryshimeve të njëanshme dua t?ju njoftoj me vendimin e opozitës së bashkuar. Ne kemi mandatuar sot përfaqësuesit tanë në grupin e punës të këshillit politik, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin që sa i takon kësaj çështje të paraqesin qëndrimin e opozitës së bashkuar si vijon:

Opozita e bashkuar do të mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që koalicionet të mos ndryshojnë por të mbeten si janë sot dhe për rrjedhojë dhe shpërndarja e mandateve të vazhdojë të përllogaritet si sot me formulën aktuale të koalicioneve zgjedhore. Ky propozim do të parashtrohet sot në tryezën e këshillit politik dhe është i drejtë për më shumë se një arsye. Nuk mund t?i thuash shqiptarëve po hap listat dhe pjesën fituese ta zgjedhë prapë partia.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/basha-pas-takimit-me-aleatet-jemi-per-hapjen-100-te-listave-pa-ndryshuar-koalicionet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form