Report TV -Distancë 3.5 metra! Miratohet protokolli për lejimin e pishinave, pritet firmosja

Report TV 2020-08-04

Views 0

TIRANE-Instituti i Shëndetit Publik ka miratuar protokollin për lejimin e pishinave në ambiente të hapura. Tashmë pritet firma e fundit nga ministrja e Shëndetësisë që të futet në fuqi, pasi aktualisht vijon që të jenë të ndaluara. Por cilat janë kushtet? Report Tv mëson se stafi që ka kontakt me vizitorët duhet të ketë maskë të detyrueshme, duhet të bëhet filtrimi i ujit, dezinfektimi i ambienteve, matje e temperaturës për punonjësit dhe vizitorët, por mbi të gjitha distanca mes çadra duhet të jetë 3.5 metra. Për pishinat e mbyllura ende nuk ka një vendim.

Share This Video


Download

  
Report form