Neser Kosovë - Serbi takim në Bruksel - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Firmosja historike e 16 pikave për bashkëpunimin ekonomik mes Prishtinës dhe Beogradit në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, i ka rikthyer menjëherë të dyja palët në Bruksel, aty ku vijon dialogu politik. Këtë të hënë do të mbahet takimi i tretë në nivel liderësh i cili sipas kryeministrit të Kosovës, do të sharrojë rrugën për njohjen reciproke. Në një postim në rrjetin social facebook, Avdullah Hoti deklaron se marrëveshja përfundimtare me Serbinë arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke. AVDULLAH HOTIKRYEMINISTER I KOSOVES?Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, parciale apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, që është sistematike dhe ku përfshihen të gjitha çështjet që duhet të adresohen në mes të dy vendeve të pavarura, duke u bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve mes dy vendeve të pavarura.?Ndërkohë, presidenti serb Alexandër Vucic pas një takimi me të Dërguarin Special të Sekretarit të Shtetit amerikan, Mathew Palmer dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak në Bruksel, deklaroi se në takimin e së hënës çështja kryesore e diskutimit do të jetë ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.ALEKSANDER VUÇIÇ PRESIDENT I SERBISE?Që nga 19 Prilli i viti 2013, shqiptarët nuk kanë bërë asgjë në lidhje me bashkimin e komunave serbe. Është e rëndësishme të shohim se cilat janë synimet e tyre, çfarë mendojnë dhe çfarë duan, dhe nëse e kuptojnë që gjërat që janë nënshkruar duhet të përmbushen. Unë mendoj se kemi arritur një marrëveshje të mirë në Uashington, dhe kështu do të vazhdojmë edhe në Bruksel, sepse kemi punuar shumë për këtë.?Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik. Në takimet e zhvilluara së fundmi, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik.

Share This Video


Download

  
Report form