Maska, dezinfektantë dhe një person në bankë/ 480 mijë nxënës ulen të nesër në bankat e shkollës

Report TV 2020-12-05

Views 0

Pak orë na ndajnë nga rikthimi i nxënësve në bankat e shkollës, por për shkak të koronavirusit, rregullat do të ndryshojnë, ndërsa për prindërit vec emocioneve të ditës së parë të shkollës për fëmijët, kanë dhe frikën e një infektimi të mundshëm.

Të vetëm në bankë, me maska dhe dezifektant, rreth 480 mijë nxënës të arsimit parauniversitar do të nisin vitin e ri shkollor. Në total janë të angazhuar 30 mijë mësues që do të zhvillojnë mësim në 1760 shkolla në të gjithë vendin.

Për të siguruar distancën, numri i nxënësve nëpër klasa do të jetë më i ulët, ndaj dhe mësimi do të zhvillohet me turne. Më konkretisht në 1100 shkolla orët mësimore do të zhvillohen me një turn, 480 shkolla do të jenë më një turn të ndarë në dy nënturne dhe 180 shkolla do të jenë më dy turne të ndarë në katër nënturne.

Distanca nga njëra bank në tjetrën duhet të jetë të pakten 1.5 metra.

Ministria e arsimit ka në gatishmëri 1 mijë mësues për raste kur do të jenë të nevojshëm. Ministria ka parashikuar se nëse një fëmijë apo mësues rezulton pozitiv për covid-19 atëherë do kryhet tamponi për të gjithë grupin. Do të mbyllet klasa apo e gjithë shkolla në rast se klasa ka patur kontakt me të tjerët.

Por vetëm pak ditë para nisjes së procesit mësimor, 5 mësues të shkollës Jeronim De Rada në kryeqytet janë prekur nga koronavirusi. Këta mësues do të zëvendësohen dhe mësimi do të nis siç ishte planifikuar për ditën e hënë.

Hapja e shkollave në kushtet e pandemisë do të jetë një proces që do të monitorohet me shumë kujdes nga Instituti i Shëndetit Publik për të parë se si do të ndikojë në shifrat e koronavirusit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS