Report TV - Gjiknuri: Nuk rrezikojmë ndryshimet kushtetuese për koalicionet

Report TV 2020-12-23

Views 0

TIRANË- Propozimet e opozitës jashtë parlamentare, për hapjen e listave dhe mbajtjen e koalicioneve do të  shqyrtohen nesër në Kuvend. Report tv mëson se do të jetë Damian Gjiknuri ai i cili do të paraqesë në Komisionin e Ligjeve draftin e PD dhe LSI, së bashku me draftin e integruar në 1, të PS dhe opozitës në Kuvend.

Megjithatë, nëpërmjet një email-i dërguar anëtarëve të Këshillit Politik, përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri i bën të qartë PD dhe LSI se të vetmet cështje për të cilat mund të ketë dakordësi janë pragu zgjedhor dhe mënyra e renditjes së kandidatëve. 

?Do të bëjmë edhe një përpjekje të fundit për një kompromis me opozitën jashtëparlamentare, pa vënë në rrezik arritjet dhe filozofinë e re që përcakton fryma e ndryshimeve kushtetuese për çështjen e koalicioneve, duke u fokusuar në çështjet e tjera të projektligjit siç janë pragu apo mënyra e ri-rënditjes së kandidatëve bazuar në votën preferenciale të zgjedhësve?, tha Gjiknuri. 

Në emailin e gjatë dhe të detajuar, Gjiknuri sqaron pse nuk mund të ketë lista të hapura, dhe njëkohësisht të bëhet votim preferencial për partitë, ashtu si PD kërkon.
"Në asnjë vend nuk bashkëkzistojnë listat e hapura me votimin preferencial për partitë. Heqja e tyre bëhet për shkak të ndryshimeve që i erdhën sistemit nga adoptimi i votimit preferencial për kandidatët, nga nevoja për të implementuar sistemin me lista të hapura, për të reduktuar pozitën dominuese të partive të mëdha në skenën politike, për të nxitur rigjallërimin e partive dhe koalicioneve alternative?, shkruan Gjiknuri.

Share This Video


Download

  
Report form