#rtvora #rtvoranews
Fshehja, mosdeklarimi ose mungesa e burimeve të ligjshme të pasurisë po penalizojnë mbi 90 për qind të prokurorëve dhe gjyqtarëve që po shkarkohen nga vettingu. Një raport mbi ecurinë e procesit në 7 muajt e parë të këtij viti evidenton se rastet e shkarkimeve për pastërtinë e figurës dhe kriterin profesional janë minimale. Komiteti shqiptar i Helsinkit ka evidentuar se pandemia vonoi edhe më tej procesin duke shënuar dy muaj pa asnjë seancë dhe vendim të shpallur.
Pandemia ka zvarritur në mënyrë të konsiderueshme vettingun në organet e drejtësisë duke shënuar një periudhë prej mbi dy muaj pa seanca dhe vendime në komisionin e pavarur të kualifikimit dhe kolegjin e posaçëm të apelimit. Mbi 9 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorë të shkarkuar penalizohen nga kriteri I pasurisë. Një raport I komitetit shqiptar të Helsinkit për ecurinë e vettingut në shtatë muajt e parë të vitit evidenton se aktiviteti I organeve të vettingu shënoi rënie në muajin mars dhe ndaloi gjatë prillit dhe majit për të rinisur në qershor. Megjithëse administrata e KPK dhe KPA vazhdoi punën në kushtet e izolimit për shkak të pandemisë, përmes komunikimit elektronik dhe telefonik nga shtëpia, sërish mbajtja e seancave dhe shpallja e vendimeve ishte e pamundur.
KSHH evidenton se numri I seancave dhe vendimeve të dhëna mbetet I ulët ndërsa duke iu referuar përbërjes së dy institucioneve të vettingut, rekomandohet shtimi I numrit të seancave përmes zhvillimit të gjykimeve paralele. Konkretisht muajt pa asnjë vendim janë prilli dhe maji, ndërkohë që muajt me intensitet më të madh janë qershori dhe korriku me 13 deri në 19 vendime në KPK dhe KPA. Duke analizuar në tërësi 82 vendimet e shpallura nga KPK dhe KPA deri në fund të korrikut, raporti evidenton se pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar janë penalizuar nga kriteri i pasurisë, ku është gjetur mosdeklarim, fshehje apo mungesë e justifikimit me burime të ligjshme. Një numër i vogël të shkarkuarish janë penalizuar nga kriteri I pastërtisë së figurës ndërsa fare pak raste janë shkarkuar për kriterin profesional.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/cpo-ndodh-me-vettingun-mbi-90-per-qind-e-te-shkarkuarve-nuk-justifikojne-pasurine/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv