TIRANE- Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka zbardhur gjithë skenarin dhe menyrën e organizimit të aksioneve nga grabitësi serial i bankave, Viktor Gushi, mbi të cilin rendojnë edhe disa vrasje.
Sipas hetuesve ai preferonte që grabitjet t'i kryente vetëm të premten, sepse kjo ishte dita e tij me fat dhe pas kryerjes së tyre ai lutej në kishë me orë të tëra duke i thënë Zotit: "Të lutem mos më lejo të bëj ndonjë gjë të keqe". Ai u ka thënë prokurorëve dhe hetuesve se që të mos arrinte të kapej, grabitjen e realizonte vetëm brenda 45 sekondave, në mënyrë që të mos kishte kohë as sigurina e bankës dhe as policia të merrte masa. (ad.ti/shqiptarja.com)