BB: Qeveria e re të lidhet me FMN, të bëjë konsolidimin fiskal

Report TV 2015-08-21

Views 0

Zyra e Bankës Botërore në Shqipëri i ka sugjeruar tre këshilla, qeverisë së re shqiptare, me të cilën sapo ka nisur të punojë e në veçanti, të bëjë konsolidimin fiskal duke kryer pagesat e prapambetura në sektorin privat e duke filluar marrëdhënien me FMN-në, sepse nuk ka hapësirë fiskale për investime të reja. Gjithashtu, ka ardhur koha që qeveria që është tani në pushtet të bëjë ata që kur ishte në opozitë, i kërkoi të bënte qeverisë."

Në prag të largimit nga Tirana Ksenya Lvovsky, shefja e zyrës së BB-së në Tiranë, renditi sot në një konferencë për shtyp tri sugjerimet, duke theksuar të tretin: "Këshilla jonë e tretë për qeverinë e re është konsolidimi fiskal dhe kryerja e pagesave të prapambetura. Është shumë e rëndësishme që të bëhen pagesat e prapambetura në sektorin privat dhe pavarësisht sesa ambicioz mund të jetë programi i qeverisë, nuk ka hapësirë fiskale për investime të reja. Pra, duhet të ketë një program të dedikuar për të rindërtuar hapësirën fiskale. Ne jemi duke përgatitur një raport që quhet Raporti i Rishikimi të Financave Publike dhe i rekomandojmë qeverisë së re të ngrejë një Këshill Fiskal dhe të fillojë marrëdhënien me FMN. Kjo do ta ndihmojë shumë Shqipërinë të marrë zhvillimin e qëndrueshëm."

Share This Video


Download

  
Report form