A1 Report - Mashtrimi 26 milionë dollarë me skemen e TVSH, 8 ne pranga

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Pas një hetimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit, është arritur të zbulohet një skemë e madhe mashtruese me rimbursimin e TVSH, e cila dyshohet se arrin në vlerën e rreth 26 milionë dollarëve.

Në kuadër të këtij hetimi, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e "arrestit me burg", për disa persona, administratorë dhe punonjës të disa kompanive që ushtronin aktivitetin në mënyrë të jashtëligjshme në fushën e grumbullimit të mbetjeve metalike. Urdhër-arrestet janë ekzekutuar gjatë orëve të fundit nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit.

Personat e arrestuar dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar subjekte tatimorë fiktivë, nëpërmjet të cilëve deklaronin veprime financiare, dhe kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të paligjshme rimbursimin e TVSH-së nga ana e administratës tatimore.

Për zbërthimin e kësaj skeme mashtruese, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka bashkëpunuar ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor. Nga veprimet proceduriale, ka rezultuar se personat e arrestuar janë administratorë të kompanive të konsideruara të Nivelit II, të cilët operojnë në veprimtarinë e mbledhjes dhe përpunimit të skrapit.

Share This Video


Download

  
Report form