A1 Report - QSUT,modernizohet onkologjiku, Beqaj:Kursejme 1 milionë dollare

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE - Modernizohet mënyra se si do të përzihen medikamentet e kimioterapisë për të sëmurët me tumor në Qendrën Universitare Spitalore 'Nënë Tereza'. Që nga dita e sotme, në shërbimin e onkologjikut, janë vendosur kapat, pajisje mjekësore që shërbejnë për përpunimin e barnave të kimioterapisë, duke bërë që kombinimi I ilaçeve tashmë të bëhet vetëm në farmacinë e spitalit dhe në mënyrë individuale siç veprohej deri më tani.

Dhurata Tarifa, mjeke onkologe, shpjegon përfitimet konkrete nga kjo metodë.

"Përgatitja e medikamenteve, e protokolleve apo e skemave për çdo pacient të përgatitet në një kapë të centralizuar. Dhe nuk do të ketë firo të medikamentit sepse nëse deri tani pacienti e merrte 'flakonin', dhe nëse për shembull i takonte të bënte një 'flakone' 800 1.8 të 'flakonit' i binte të harxhoheshin dy 'flakonë'. Tashmë pjesa e mbetur e 'flakonit' nuk shkon dëm por do të shfrytëzohet për tu futur në dozën e një pacienti që ka të njëjtin preparat." tha Dhurata Tarifa.

Ministri I Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se ky shërbim do të shtrihet edhe në disa mjedise të tjera të QSUT-së dhe falë saj do të kursehen medikamente në vlerën e 1 milionë dollarëve që deri më tani hidheshin.

"Një gjë të ngjashme jemi duke bërë bashkë me drejtorinë edhe në dy shërbime të tjera që janë po në QSUT, që lidhen me sëmundjet tumorale, por që janë tek hematologjia, dhe tek pediatria. Me të tre këto investime që në pamje të parë janë të vogla, unë besoj se efiçenca e shfytëzimit të medikamenteve disponibël është të paktën 1 milionë dollarë." u shpreh ministri Beqaj.

Po ashtu Ministri i Shëndetsisë deklaroi se janë marrë të gjitha masat që ky shërbim të mbulohet sa më mirë me medikamente dhe duke filluar që nga 1 Prilli për blerjen e tyre do të jetë më e lehtë pasi do të hiqet tvsh-ja.

Share This Video


Download

  
Report form