A1 Report - Gardiani: Kareli u torturua me pistoletë elektrike në Malandrino

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANE - Mediat greke vijonë të trajtojnë gjerësisht rastin e Ilia Karelit, I cili vdiq në burgun e Nigritës në Greqi. Një gardian deklaron për televizionin SKY në Greqi se vdekja ka ardhur si pasojë e komplikacioneve të ardhura nga dhuna dhe goditjet me pistoletë elektrike në burgun Malandrinos.

Antonis Aravantinos, një gardian në burgun e Nigritas, mohon që i dënuari shqiptar Ilia Kareli, me emrin e vërtetë Kudret Kume, të jetë tortuar për vdekjen në burgun ku ai shërben. Aravanitos pranon faktin se dhuna është ushtruar në burgun e Malandrinos, ku Kareli kishte vrarë një prej policëve të këtij burgu.
"Është i regjistruar edhe momenti kur erdhi në burgun tonë Ilia Kareli dhe vetëm 2 minuta e gjysëm pasi ai ka ardhur në burgun tonë ne i kemi bërë foto, të cilat tregojnë fare qartë se si ishtee gjendja e tij. Në asnjë mënyrë ky person nuk ëhstë dhunuar nga nee në burgun e Nigritas. Thjesht këtë e keni thënë vetëm ju gazetarët, por nuk ka anjë vendim të mejkësisë ligjore që të na fajësojë ne të burgut të Nigritas se kemi ushtruar dhunë mbi këtë person. Unë mendoj se ka dy rrugë se çfarë mund të ketë ndodhur me këtë të burgosur. Një variant, i cili është thënë edhe nga mjekësia ligjore, mund të jetë që gardianët e burgut të Malandrinos mund ta kenë goditur me pistoletë elektrike duke i lënë edhe shenjat në pëllëmbët e duarve. Ajo që duan të theksoj është që Ilia Kareli ka vdekur në burgun e Nigritas, por nuk është dhunuar aty. Madje edhe ne vetë po hetojmë se përse vdiq, pasi shkaqet nuk janë brenda burgut të Nigritas. Brenda në dhomën e çila ka pritur shqiptarin në burgun tonë të Nigritas nuk ka kamera, por ka në derën e saj, ku duket qartë se kush hyn e kush del nga ajo dhomë. Të gjitha ata që janë përfolur në media se i janë prerë organet gjenitale, apo ka pasur gjymtyme të tjera trupore nuk janë të vërteta dhe këtë e ka konfirmuar edhe raporti i mjekësisë ligjore".

Share This Video


Download

  
Report form