LUSHNJE- Vazhdojnë kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lushnjë për testimin e prodhimeve bujqësore për nivelin e pesticideve apo ndotësve ambientalë. Kreu i këtij institucioni për qarkun e Fierit, Fredi Çuko thotë se këto aksione do të jenë prezent vazhdimisht për të rritur sigurinë ndaj konsumatorëve.
Nga ana tjetër, fermerët thonë se janë të bindur për cilësinë e prodhimeve të tyre, por problemi më i madh për ta mbeten çmimet e ulëta.
Kjo masë erdhi pas ankesave të fermerëve se shitjet e tyre kanë rënë për shkak të frikës së për rritjen e tyre janë përdorur kimikate të rrezikshme.