A1 Report - Flet babai i kusheririt 'te pabese' Polici boksier liroi serial killerin

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Dyshime për një oficer policie që të ketë ndihmuar Dritan Demirajn t'i shpëtonte burgut, që në tentativën e parë të vrasjes për xhelozi të djalit 22-vjeçar të dajos së tij Klaudio Dine. Gazeta "Shqiptarja.com" përsa kohë nuk ka një hetim të plotë ka vendosur të mos e bëjë publik emrin e oficerit të lartë të Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës, me të cilin Demiraj kishte qenë shok i të njëjtit ekip boksi në kryeqytet. Vetë Demiraj e ka pranuar këtë fakt për Prokurorinë e Riminit ku ndodhet i arreatuar për vrasjen e bashkëjetueses së tij Lidia Nusdorfi dhe të dashurit të saj po italian. Në deklaratën për Prokurorët e Riminit, Demiraj ka thënë se në komisariat kur ndodhej i shoqëruar ka takuar një shok të tij të ekipit të boksit që ishte bërë oficer i lartë krimesh. Ky i fundit kishte gjetur dhe një foto ku ata kishin dalë bashkë në palestrën e boksit dhe më pas e kishte lënë të lirë. I njëjti fakt konfirmohet edhe nga Idai Dine, dajoja i Demirajt, dhe babai i Klaudios. Në një intervistë eksluzive për "Shqiptarja.com" dhe "A1Report", Idaiu shprehet se nipi i tij ka dalë në më pak se 16 orë izolim në Komisariatin Nr.2, edhe pse e ka sharë e ka goditur me shishe birre në shtëpi, madje edhe e kërcënuar për orë të tëra dhe në komisariat. Por, edhe pasi është liruar Demiraj ka vijuar t'i bëjë atij kërcënime me jetë për familjen duke i pranuar dhe mbështetjen që kishte nga shoku i tij oficer policie. Pesë muaj më pas Demiraj do të kthehej sërish tek familja e dajos dhe të qëllonte 3 herë me pistoletë në drejtim të Klaudios por fatmirësisht pa e goditur atë. Dhe shtatë muaj nga lirimi i tij në komisariat ka përbushur planin e hakmarrjes, duke vrarë në fund të shkurtit bashkëjetuesen Nusdorfi dhe një ditë më pas të dashurin e saj italian. Idai Dine është vendosur nga Vlora në Tiranë në vitin 1989 dhe ka një jetë që punon si bukëpjekës.

Share This Video


Download

  
Report form