A1 Report - Rruga Kukës-Krumë, rikonstruksioni nis pas dy vitesh ndërprerje

Report TV 2015-08-22

Views 1

HAS- Pas më shumë se dy vitesh ndërprerje tashmë ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës Kukës-Krumë, një prej akseve rrugore më problematike për qarkun e Kukësit. Kompania ka nisur punimet ndonëse ende nuk është dhënë e gjithë sasia e lekëve që duhen për përfundimin e saj. Për drejtuesit vendorë në rrethin e Hasit, kjo rrugë do ndikojë jashtëzakonisht shumë në përmirësimin e komunikimit të banorëve me Kukësin, por edhe banorëve të Gjakovës, Pejës dhe disa qyteteve të tjera të Kosovës me kryeqytetin e vendit.

Banorët thonë se rruga e re do të lehtësojë transportin pasi rruga aktuale është shumë e dëmtuar. Automjetet detyrohen të shkojnë në pikën kufitare të Morinit, që andej në Prizren- Gjakovë- Qafë Prush- Krumë rreth 75 km.

Fondi i vënë në dispozicion për këtë vit është 100 milion lekë të reja, ndërkohë që për të përfunduar të gjithë punimet e rrugës do të duhen rreth 900 milion lekë. Punimet për këtë aks kanë nisur me datë 23 maj 2011 dhe ishin parashikuar që të zgjasnin 24 muaj, por ato nuk kanë përfunduar ndonëse jemi në vitin 2014.

Share This Video


Download

  
Report form