Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
86 shkollat e sistemit parauniversitar në Bashkinë e Kukësit do të jenë gati tëpresin nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor më 17 shtator! Bashkia e qytetit verilindor është në fazën e fundit të ndërhyrjeve për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e institucioneve arsimore dhe bazës materiale.
Në Kukës po bëhen përgatitjet e fundit për nisjen e vitit të ri shkollor.
Bashkia me fondet e saj po kryen ndërhyrje në disa objekte arsimore.
Po riparohen çatitë, dyert e dritare të dëmtuara, sikurse edhe bankat, karriket dhe ambiente të brendshme të dëmtuara apo amortizuara ndër vite
Shefi i shërbimeve publike Afrim Petku, thotë se punimet janë në fazën e fundit.
Petko: Brenda datës 17 shtator të gjitha shkollat do të jenë gati për vitin e ri shkollor. Momentalisht kanë përfunduar shkollat e qytetit, për të vazhduar edhe me shkollat në fshatra.
Brenda datës 17 shtator, të gjitha shkollat e Kukësit parashikohet të jenë gati për të pritur nxënësit, të cilëve tashmë u kërkohet që ti mirëmbajnë ato
Petko: Gjatë vitit shkollor hasim probleme sepse persona të papërgjegjshëm dëmtojnë shkollat pa ndonjë arsye. I bëj thirrje prindërve, nxënësve dhe mësuesve që të kenë një kujdes të vecantë për mirëmbajtjen e tyre.
Në territorin e Bashkisë së Kukësit numërohen 86 shkolla të sistemit parauniversitar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/viti-i-ri-shkollor-86-shkolla-ne-kukes-gati-te-hapen-me-17-shtator