A1 Report - Financat: Nuk ka ndryshim për nivelin e taksimit mbi të ardhurat

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - "Nuk do të ketë asnjë ndryshim mbi tatimin e të ardhurave". Keshtu deklaroi zv.ministri i Financave, Erjon Luçi doli në një konferencë për shtyp kete te diele.

Luçi u shpreh se drafti që ka qarkulluar në media nuk është në diskutim në nivel politik, por vetëm teknik.

?Nuk ka asnjë vendim dhe asnjë plan për ndryshimi ne tatimit mbi të ardhurat personale. Nuk ka asnjë ndryshim. Është draft paraprak. Po diskutohet me nivelin teknik jo me nivelin e vendimmarrjes politike?, shtoi ai.

Zv.ministri më tej u shpreh se, Ministria e Financave do të marrë masa shtesë për parandalimin e evazionit fiskal.

?Në mes të korrikut janë mobilizuar 500 punonjës të ri për parandalimin e evazionit fiskal. Një paketë masash do të propozohet shumë shpejt?, deklaroi zv.ministri.

Sipas projektligjit të hartuar nga FMN konkretisht në nenin 25 parashikohet tatim mbi fitimin ne vlerën 5 përqind për pagat 15 mijë lekë në muaj. Këtë tatim FMN e propozon për të shmangur evazionin , por mesa duket qeveria nuk është dakord pasi edhe në fushatë elektorale kryeministri Rama premtoi se ata që paguhen nën 300 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim.

Deklarata e plote e zv.ministrit te Financave
Duke marrë shkasë nga diskutimet e ditëve të fundit mbi tatimin mbi të ardhurat personale dëshirojmë të sqarojmë publikun:
1. Së pari: nuk ka ndryshim në skemën e tatimit e të ardhurave personale dhe nuk ka asnjë plan për ndonjë ndryshim të mundshëm në këtë drejtim;
2. Reforma përsa i përket politikës të taksave tashmë ka përfunduar në përputhje me premtimin elektoral dhe programin e qeverisë.
3.Tashmë fokusi kryesor për zgjerimin e të ardhurave buxhetore do të mbetet lufta kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, përmirësimi i eficiencës dhe i administrimit tatimor dhe doganor:
a. Në mes të korrikut janë mobilizuar në të gjitha qytetet 500 punonjës të rinj pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me synim kryesor ndërgjegjësimin për parandalimin e evazionit fiskal dhe informalitetit
b. Kjo i paraprin një aksioni më të gjerë të luftës kundër informalitetit që përfshin një paketë të plotë masash që do tw prezantohet shumë shpejt.

Share This Video


Download

  
Report form