A1 Report - Informaliteti në Kukës,Omuri: 20 % e subjekteve i shmangen detyrimeve

Report TV 2015-08-31

Views 17

KUKËS - Vetëm pak ditë përpara nisjes së aksionit kundër informalitetit kreu i tatimeve për Kukësin, Gëzim Omuri, thotë se në këtë qytet, 20% e subjekteve tregtare janë informale.

Ai shton se këto njësi tregtare nuk i përgjigjen detyrimeve ndaj shtetit dhe do përballen me penalizime.

?Po të nisemi nga treguesit në raport me gjendjen e gjithë republikës, Kukësi është më mirë. Ne jemi me tregues të lartë edhe ekonomiko - financiar. Por kjo nuk do të thotë që kjo të pengojë punën për uljen e informalitetit? , - tha Gëzim Omuri, drejtor i Drejtorisë Rajonale Tatimore të Kukësit

Edhe vetë qytetarët, shprehen se asnjëherë nuk marrin kupona tatimore në subjektet tregtare në këtë qytet.

?Kasat fiskale duhet të merren, por sjep asnjë njeri kasë fiskale se nuk punojnë kasat fiskale për tregtarët. Po të ketë kasa fiskale janë çmimet më të larta. Abuzojnë, thjesht abuzojn me çmimet?, - tha një qytetar.

?Dyqanet e vogla përveç këtyre marketeve, supermarketeve, tjerët pak a shumë nuk japin kupona dhe nuk përdorin kasa fiskale?, - tha një tjetër qytetar.

Në Kukës, shumica dërrmuese e bizneseve, duke përjashtuar ato të mëdhatë, nuk i përdorin kasat fiskale duke iu shmangur kështu detyrimeve financiare ndaj shtetit, por edhe privuar nga sigurimet shoqërore e shëndetësore mijëra punonjës, që rezultojnë se punojnë në të zezë.

Share This Video


Download

  
Report form