A1 Report - Projektligji, burgu si “shkollë nate”, të burgosurit të lirë ditën

Report TV 2015-09-04

Views 4

TIRANË - Projektligji i ri përgatitur nga Këshilli i Ministrave në Kuvend pritet që t?ju mundësojë një pjesë të burgosurve që ditën të mos qëndrojnë në qeli. Projektligji ka për qëllim që të burgosurit të cilët janë dënuar për vepra të lehta të kenë mundësi të dalin jashtë burgut ditën, ndërsa në mbrëmë të rikthehen për të vuajtur dënimin. Nga ky ligj pritet të përfitojnë të gjithë personat që janë dënuar deri në 5 vite burg.

?Burgu me regjim të hapur është institucionin të cilin, i dënuari kryen dënimin me mbikëqyrje dhe perimetër sigurie minimal dhe nuk mbyllet në qelitë e burgut. Ndërkohë që vuan dënimin e tij, i dënuari ka të drejtë të punojë. Komisioni i transferimit, me kërkesë të personit për të dënuarit që u ka mbetur për të vuajtur më pak se 2 vjet burgim dhe kanë respektuar rregulloren e brendshme të institucionit, vendos për transferimin e tyre nga burgu i sigurisë së ulët në një burg me regjim të hapur,me kusht që i dënuari të ketë siguruar një kontratë të rregullt pune, sipas legjislacionit në fuqi për punësimin? ? parashikon prjektligji i ri.

Kjo është hera e parë që në Shqipëri do të futet termi ?burg i hapur?. Në prjektligjin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se nëse i burgosuri nuk respekton rregullat dhe oraret, mund ti hiqet e drejta për të qenë i lirë ditën.

Gjithashtu në ndryshimet ligjore parashikohet që për raste të jashtëzakonshme në burgjet e sigurisë së lartë, siç janë revoltat apo situatat e emergjencës, ministri i Drejtësisë mund të pezullojë në institucion aplikimin e rregullave normale të të burgosurve. duke vendosur rregulla më të ashpra. Projektligji pritet të diskutohet në Komisionet Parlamentare, para se të kalojë për votim në Parlament.

Share This Video


Download

  
Report form