Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka gjetur parregullsi dhe falsifikime në dy qendra votimi në komunën e Strugës. Megjithatë, edhe nëse do të rivotohej në këto qendra, fitorja e kandidatit shqiptar Ziadin Sela nuk do të vihej në rrezik, pasi diferenca mes tij dhe rivalit maqedonas Vlado Koçoski është rreth pesë mijë vota. KSHZ pranoi mbrëmë pas mesnate, ankesat e VMRO-DMPNE dhe LSDM, të cilat garonin në këtë komunë me kandidat të përbashkët. Sipas pretendimit të VMRO-DPMNE, bëhet fjalë për falsifikime dhe parregullsi të organizuara nga shqiptarët. Pas shqyrtimit të bërë nga KSHZ u zbulua se disa fletë të një qendre votimi janë gjetur në kutitë e një qendre tjetër. KSHZ ka hedhur dyshime se këto manipulime të procesit zgjedhor kanë qenë të organizuara edhe në qendrat e tjera të votimit në Maqedoni.
The State Election Commission in Macedonia found irregularities and falsifications in two polling stations in the municipality of Struga. However, even if rivotohej in these centers, Albanian candidate victory Ziadin Sela will not be jeopardized, as the difference between him and Macedonian rival Vlado Koçoski is about five thousand votes. SEC admitted last night after midnight, complaints VMRO-DMPNE and SDSM, which competed in this municipality with a joint candidate. According to the claim of the VMRO-DPMNE, this is a forgery and irregularities conducted by Albanians. Having deliberated by the SEC was discovered that several sheets of a polling station in a boxes found another center. SEC has cast doubt that these manipulations of the electoral process have been organized in other voting centers in Macedonia.