Qeveria, “luftë” me karburantet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-12

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Energjisë dhe Industrisë u ka hequr licencën 40 pikave që tregtojnë me shumicë karburante. Përmes një njoftimi zyrtar, thuhet se këto biznese nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore për të mbajtur kapacitetet e depozitave të naftës. Kjo pikë në fakt është kërkuar me ngulm nga qeveritë që vite më parë, dhe ka qënë subjekt abuzimi nga këta tregtare. Përmes detyrimit të mbajtjes së depozitave naftëmbajtëse, grosistët e karburanteve nuk mund të mashtrojnë dot me çmimin që lëviz nafta në bursa. E ndërsa në Shqipëri kjo ka ndodhur shpesh, në momentin që nafta në tregjet globale ulet, këtu nuk reflektohet, ndërsa çmimi rritet sa herë rritet në bursa. Vizion Plus ka mësuar se janë 26 subjekte, të cilat janë gjetur se nuk kanë patur sasinë e duhur të depozitave, ndërsa 14 të tjera nuk plotësonin kushtet teknike të tregtimit të lëndëve hidrokarbure.Paralelisht me këto masa të Ministrisë së Energjisë, edhe Inspektorati Shtetëror që kontrollon cilësinë e naftës dhe gazit ka gjobitur 41 subjekte të tjera që tregtojnë këto lëndë. Gjobat shkojnë deri në 300 mijë dollarë. Mes listës së publikuar nga Ministria e Energjisë dhe Inspektorati, spikatin emra karburantesh të njohura.

Share This Video


Download

  
Report form