http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Renda, i ka komunikuar sot masën e sigurisë "arrest me burg" Andon Mëhillajt, i akuzuar për akte terroriste, mbështetur në dëshminë e Julian Sinanajat, i cili e ka etiketuar si personin që porosiste vrasjet me pagesë. Seanca u zhvillua në orën 8:30 ë mëngjesit, ndërsa para gjykatës, i akuzuari nuk ka pranuar të thotë asnjë fjaleë në lidhje me akuzat. Këtë qëndrim i pandehuri mësohet se e ka mbajtur edhe gjatë ditës seë djeshme, kur prokurorët kërkuan ta merrnin në pyetje, ai nuk ka pranuar të flasë, pa praninë e një avokati. Mehillaj ka zgjedhur si mbrojtës avokatin Lazer Sokolaj, i cili pas daljes nga seanca deklaroi, se klienti i tij ka probleme mendore ndërsa nuk ka asnjë lidhje me akuzat. 38-vjeçari Andon Mehillaj, u vetëdorezua dje në policinë e Vlorës, vetëm 48 orë pasi u shpall në kërkim ndërkombetar. Ndërkohë që të njëjtin veprim pritet të kryejë edhe kushëriri i tij, Genis Mehillaj, i cili vijon të kërkohet nga policia shqiptare dhe Interpoli. Ndaj dy kushërinjve Mëhillaj rëndojnë akuza të rënda si ajo e kryerjes së akteve terroriste.