http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka arritur në konkluzionin se Ministria e Ekonomisë duhet të anulojë tenderin për zhvillimin e zonës në Spitallë të Durrësit. Ndërsa ka kallëzuar penalisht anëtarët e komisionit vlerësues të ofertave për vlerësim të padrejtë të shoqëruar me kosto.
KLSH ka auditur tenderin për zhvillimin e zonës së Spitallës dhe ka konstatuar mangësi të theksuara në vlerësimin e kësaj procedure. Madje KLSH nuk mjaftohet me kallëzimin penal të anëtarëve të komisionit, por i kërkoi Prokurorisë që të hetojë në nivelet më të larta edhe drejtues të Ministrisë të cilët kanë përgjegjësinë e mbikëqyrjes së ligjshmërisë së këtij tenderi.
Duke ju referuar auditit, rezulton se konsorciumi i shpallur fitues, Pelikani SHPK, Vellezerit Hysa dhe kompania Best Costration do të investonin 54 milion euro më pak se kompania e dytë të garë. Për KLSH kjo shifër së bashku edhe më tregues të tjerë kanë shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm.