http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 300 është numri zyrtar i klerikëve qe u vranë e u burgosen ne kohen e komunizmit; katolike, myslimane, bektashinj e ortodokse. Por, pavarësisht këtyre numrave, shifra mund te jete edhe me e larte se kaq. Për këtë arsye skulptori Agim Rada prej vitesh ka pasur ne mendje figurën e nje kleriku katolik. Lajmi per ardhjen e Papa Franceskut te Shqipëri, ka bere qe artisti ta ktheje ne realitet veprën. Me nje nisme krejtësisht private, Rada po punon tashme prej tre javësh per këtë vepër monumentale. Ne titullin ?Martiri? vepra e cila me pas do te derdhet ne bronx per Raden i takon Shkodrës. Ndaj skulptori dëshiron qe ajo te ekspozohet ne këtë qytetet i cili lidhet ngushte me sakrificat e klerikut katolik. Artisti e ka realizuar figurën e klerikut me kokën lart drejt qiellit dhe duart e prangosura me zinxhir, si simbolike e burgosjes dhe vrasjes se tyre gjate periudhës se diktaturës. Vepra monumentale ka nje lartësi prej tre metrash.