http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një skandal korruptiv në Maqedoni ka sjelle prangosjen e 9 personave, mes të cilëve dhe ish deputetë dhe ish-punonjës të ministrisë së mbrojtjes. Gjate operacionit blic, të koduar me emrin ?arsenal?, njësitë antikorrupsion kanë arrestuar mëngjesin e të martës ish-zyrtarët e përfshirë. Këta të fundit akuzohen për aktivitete kriminale dhe keqpërdorim të fondeve publike me vlerë 2,5 milion euro. Mes të ndalurve janë dy ish-deputete të partisë opozitare LSDM si dhe Nelko Menkinoski, ish-zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes. Burime zyrtarë nga ministria e punëve të brendshme ne Shkup theksojnë se nga viti 2004 deri ne 2009 përmes kompanive të tyre private këta persona kryenin shërbime në ushtrinë maqedonase, konkretisht servis për helikopterët. Vlera monetare që mendohet se është përfituar në mënyrë abuzive llogaritet ne miliona euro.