http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Investimet në hapësirat publike do të kenë si prioritet funksionin e tyre në shërbim të qytetarëve. Nga Elbasani ku çeli siparin e forumit të parë ?Rilindja e Qyteteve dhe Bashkëjetesa?, numri dy i qeverisë Niko Peleshi ka dhënë detaje për këto programet. ?Në këtë kuadër 40 % e investimeve shkon për qytetet e fshatrat. Një risi tjetër është edhe fakti se bashkitë e lëna vetëm deri më sot, vuajnë nga mungesa e kapaciteteve dhe ekspertizës projektuese. Dhe për këtë kemi nisur një thirrje prej 2 mld dollarë, e cila në fund do të përzgjedhë një grup studiosh projektimi që do të jenë në funksion të qyteteve, duke rritur në këtë mënyrë cilësinë e projektimit, çka do të thotë plotësim më i mirë i nevojave dhe qëllimeve.?Forumet ?Rilindja e qyteteve të bashkëjetesës komunitare? do të vijojnë edhe në rrethet e tjera me qëllim njohjen me programin e qeverisë për transformimin e qendrave urbane duke iu përgjigjur realitetit të ndarjes së re territoriale.