http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpresave dhe dëshirave te shqiptarëve për të emigruar drejt Gjermanisë, po u vjen fundi. Pasi është njohur më nga afër me situatën, në pikë kufitare të Morinës, Ministri i Brendshëm, Saimr Tahri, bëri me dije se i ka kërkuar Gjermanisë te përshpejtoje procedurat për kthimin e të gjithë azilkërkuesve. Për të dytën herë, me nje tone edhe me të rreptë, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman, ka deklaruar se asnjë emigrant i paligjshëm, nuk do të përfitojë azil. Vetëm në 3 muajt e pare te këtij viti, numri i personave të larguar nga vendi drejt Evropës për të kërkuar azil politik, kap shifrën e afro 16 mijë personave.