http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fenomeni i eksodit te shqiptareve është manipuluar nga organizata kriminale qe duhet te goditen nga organet ligjzbatuese. Deklarata është bere nga kreu i kuvendit Ilir Meta, gjate fjalës se mbajtur ne komitetin drejtues te lëvizjes socialiste per integrim. Sipas Metës varfëria ne vend është realitet dhe per këtë duhet qe mazhoranca te gjeje rrugët per përmirësimin e gjendjes. Kreu i kuvendit u beri thirrje te gjithë aktoreve qe te mos e përdorin fenomenin politikisht pasi ekziston mundësia qe ai te nxitet me shume. Me tej Ilir Meta ne pozicionin e kryetarit te LSI-se u ndal tek përgatitjet per zgjedhjet e 21 qershorit. Ai kërkoi mbështetjen për 61 kandidatet e përbashkët te koalicionit te majte duke theksuar se ata do te punojnë ne funksion te përmirësimit te jetës se qytetareve.