Goditet rrjeti i xhihadistëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje operacion kundër terrorizmit i shtrire ne disa shtete evropiane eshte finalizuar me goditjen e nje rrjeti xhihadistesh. 17 persona, 16 kurdë dhe nje kosovar kane rene ne prangat e policisë. Arrestimet jane kryer ne Itali, Britani, Norvegji e Finlande. Truri i organizatës terroriste eshte Faraj Ahmad Najmuddin i njohur si Mullahu Krekar. Ai kishte planifikuar te kryente nje sulm terrorist ne Itali. Ne vitin 2001 ai kishte themeluar grupin kurd sunit Ansar Al Islam, me synimin per krijimin e nje shteti islamik ne Kurdistan.Najmudin ishte arratisur nga Iraku dhe kishte fituar azil ne Norvegji, ku ishte arrestuar disa here per nxitje te dhunës dhe me pas ishte lene ne arrest shtepiak. Gjate kohës qe qëndronte ne burg ai vazhdonte ta drejtonte rrjetin me elemente te shpërndare ne disa vende dhe drejtonte strategjinë per çështje te rendesishme, si ajo e pjesëmarrjes ne konfliktin sirian apo vendimin per t?u afruar me ISIS. Pjesa me e madhe e arrestimeve u krye ne Itali, ndersa ne operacion u përfshinë edhe policite e Britanise, Norvegjise, Finlandes, Gjermanise dhe Zvicres nen koordinimin e Agjencisë Evropiane Eurojust.

Share This Video


Download

  
Report form