Kërcënime në gjyqin e “xhihadistëve” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serish tensione ne gjyqin e xhihadisteve. Ne seancën e kësaj te marte, një prej te pandehurve, Bujar Hysa, ka kërcënuar kryegjyqtaren Liliana Baku, duke i thëne: Shpejt do te te vije radha edhe ty. Fjalët me tone kërcënuese ne adrese te gjyqtares erdhën pasi kjo e fundit urdhëroi nxjerrjen jashtë te Bujar Hyses. Ai ishte duke protestuar per mungesën e nje dëshmitareje ne gjyq, e nuk pranoi te heshtte e as te ulej, ndonëse u urdhërua nga trupi gjykues. Me herët, te pandehurit refuzuan te mbrohen me avokatet e caktuar nga Gjykata. Madje nje prej tyre Fadil Myslinai i irrituar, tha se me avokate mbrohen vetëm hajdutet. Kjo ishte seanca e trete e ndërprere per shkak te konflikteve dhe akuzave te forta ne sallën e gjyqit. Shkak u be dëshmia e nje gruaje, e cila i quajti te akuzuarit: Mjekercjeper. Por kjo gjuhe sipas avokatit Roland islami, duhet te ndalohet nga Gjykata. Ne seancën e radhës, pritet te dëgjohen dy dëshmitare gra nga Kamza, për te cilat është urdhëruar sjellja forcërisht.

Share This Video


Download

  
Report form