Dekriminalizimi, dështon komisioni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet u ulen ne tryezën e komisionit per dekriminalizimin te vendosur te fillonin shqyrtimin e platformës se tyre per largimin e personave me rekorde kriminale nga jeta politike dhe administrate publike. Por edhe njëherë dështuan pasi tashme mazhoranca ka miratuar ne qeveri draftin e saj per këtë çështje. Sipas socialisteve tashme i takon parlamentit te mbylle çështjen e dekriminalizmit pasi komisioni nuk ka me mandate per kete, por opozita ka tentuar te mbaje ne loje komisionin e posaçëm duke i shtyre diskutimet ne mbledhjen e ardhshme. Ne 24 dhjetorin e vitit te kaluar parlamenti miratoi me unanimitet nje rezolute ku parashikohej ngritja e komisionit te posaçëm per te zgjidhur problemin e personave me rekorde kriminale ne jeten politike. Por ky komision nuk gjeti konsensus per asnjë çështje dhe kryeministri Rama deklaroi se mazhoranca do ta zgjidhe e vetme kete çështje, premtim qe u mbajt ne mbledhjen e sotme te qeverise.

Share This Video


Download

  
Report form