http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuvendi ka publikuar formularët e dekriminalizimit per te gjithë funksionaret qe zgjidhen me votat e deputeteve. Ajo qe bie ne sy është qe asnjë prej këtyre funksionareve nuk ka pasur probleme me ligjin dhe i vetmi fenomen qe vihet re nga vetedeklarimet është ndryshimi i emrit ose mbiemrit, duke filluar nga kreu i shtetit e deri tek anëtaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar se ka ndryshuar mbiemrin nga Mehmeti ne Nishani. Kreu i shtetit ka sqaruar se Mehmeti është një mbiemër tjetër i familjes qe është përdorur ne dokumentat e shkollës. Por emrin e ka ndryshuar edhe kryetarja e KQZ Lefterije Lleshi, anëtarja e KQZ Vera Shtjefni, dekani Dhori Kule etj. Ndërkohe kreu i autoritetit te mediave audiovizive Gentian Sala është dënuar njëherë me gjobe ne Prishtine per prishje te rendit e qetësisë publike. Ndryshe nga te zgjedhurit ne parlament apo ne pushtetin vendor, ata qe emërohen nga parlamenti nuk shënojnë asnjë problem me ligjin te paktën ne këtë faze vetedeklarimi. - See more at: http://vizionplus.al/dekriminalizimi-presidenti-nderroi-mbiemrin/#sthash.VevnMcn9.dpuf