Zagani nga kampet e Zvicrës akuzon Tahirin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy dite pasi është shpallur ne kërkim ndërkombëtar, ish-shefi i antidrogës ne Fieri, Dritan Zagani ka thyer heshtjen, duke ripërsëritur akuzat ndaj ministrit te brendshëm, madje ka deklaruar se tashme atë e duan te vdekur. Deklaratat janë bere ne nje te përditshme italiane, e cila i ka kushtuar nje artikull ish-shefit te antidrogës i arratisur. Gazetaret e corrieres shkruajnë se e takuan Zaganin ne nje kamp ne Zvicër, ku eshte strehuar, pasi u arratis nga Shqipëria. Sipas tyre ai jeton ne nje lokalitet sekret, ku ka bere një kërkese per azil politik dhe është i vendosur ?per te luftuar deri ne fund betejën?. Gjithashtu sipas corrieres përfshirja e njerëzve te afërt me qeverinë, ne trafikun e drogës ne 2014, kur Guardia Di Financa, ndiqte gjurmët e trafikanteve nga Shqipëria ne Lombardi, beri qe Zagani te supozoje se përfshihen edhe persona te konsideruar afër qeverie se tij. Zagani u ka thëne gazetareve se gabimisht e kane arrestuar per akuzën e abuzimit te detyrës dhe per nxjerrje te informacioneve sekrete, duke ua dhëne italianeve dhe se ishte arratisur, pasi donin ta vrisnin. Ish-shefi i antidrogës ka deklaruar se ka zgjedhur Zvicrën dhe jo Italinë, pasi ne Itali mafia shqiptare është e fuqishme, dhe mund te gjeje çdokënd. E di se edhe ne Zvicër vrasësit jane duke me kërkuar?-shprehet Zagani.

Share This Video


Download

  
Report form