Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Domenika Doko dhe Aureta Boja merrnin 100 deri në 300 euro në natë për të prostituuar. Të rejat nga Tirana dhe Elbasani u arrestuan gjatë operacionit të koduar ?Mustang?, ku në pranga ranë dhe 5 persona të tjerë mes tyre dhe dy klientë. Të arrestuar janë Nik Gjinikaj, i dënuar më parë për ?prodhim, shitje të narkotikëve?, Besnik Manka, Bledian Nurja, Melsi Mita e Hajredin Sula. Gjinikaj, në bashkëpunim me Besnik Manken dhe Bledjan Nurjan, sipas porosive të klientëve siguronin vajza të ndryshme për këtë aktivitet kundrejt pagesës. Një ditë më parë ata kishin ndërmjetësuar që vajzat të kryenin prostitucion me Melsi Mitën dhe Hajredin Sulën. Sipas policisë pagesat varionin nga 100 euro për një orë deri në 300 euro për një natë. Ndërkohë ende nuk dihet nëse të rejat kishin rënë dakord të ushtronin prostitucion apo detyroheshin për këtë. Sipas policisë, vajzat dhe klientët u arrestuan në flagrancë në një nga hotelet e Tiranës, ndërkohë që pronarët e bizneseve do të procedohen për vënie në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni.

Share This Video


Download

  
Report form