Report TV - Tabaku:Nisma ligjore e Berishës për armatosjen s'është diskutuar në PD

Report TV 2016-04-26

Views 1

Thirrja për armatosje e ish-kryeministri Sali Berisha në seancën e shkuar parlamentare nuk është diskutuar ende në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Kështu ka deklaruar deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" se ajo ç'ka deputeti Berisha deklaroi të enjten, ishte thjesht një propozim i tiji politik.

"Kjo është një nismë personale e tij. Neve nuk e kemi disktuar në grupin parlamentar të PD-së. Berisha u dënua për një propozim të tijin politik. Berisha është në të drejtën e tij që të propozojë një ligj," tha Tabaku.

Por sipas saj, deklarata e Berishës i dha mundësinë maxhorancës që të devijonte diskutimet parlamentare nga çështja Shullazi.

"Qeveria devijon diskutimin sa herë është në mes të skandaleve. Qeverisë dhe maxhorancës nuk i intereson që ne të jemi në parlament," shtoi deputetja e PD-së.

Por sipas Tabakut, opozita do të vazhdojë që të denoncojë në parlament lidhjet e qeverisë me krimin dhe me korrupsionin.

Tabaku po ashtu u ndal edhe tek reforma në drejtësi, ku tha se ata që e pengojnë miratimin e saj, nuk janë në anën e PD, pasi kjo e fundit është pala më e interesuar që ajo të bëhet.

Ndërsa sa i përket gjendjes ekonomike në vend, Tabaku tha se ka humbur besimi i konsumatorëve, pasi nuk ka stimulim të biznesit.

"Investimet publike sjellin vend pune, nxisin ekonominë. Por ne kemi investime publike që nuk nxisin ekonominë. Investimet publike të qeverisë nuk kanë gjallëruar ekonominë," shtoi Tabaku.

Më tej deputetja e djathtë tha se PD ka propozuar një strategji për të arritur tek taksa e shestë, pasi kështu krijohet një bazë tatimpaguese më e gjerë.

"Ulja e taksave do të ndodhë hap pas hapi për të stimuluar sektorë të caktuar të ekonomisë. Ulja e taksave ka një qëllim: formalizimin dhe krijimin e kushteve të barabarta për një ekonomi tregu, heqjen e presionit ndaj bizneseve," u shpreh Tabaku.

Share This Video


Download

  
Report form