Report TV - Mbyllet tregu i gjesë së gjallë në Milot, shkak sëmundja e gjedhit

Report TV 2016-09-19

Views 6

Prania e sëmundjes së gjedhëve ?dermatoza nodulare e gjedhit? në venditn tonë ka sjellë si domosdoshmëri mbylljen e tregut të gjësë së gjallë në Milot.

Tregu i gjesë së gjallë në Milot të Kurbinit nuk do të jete i hapur këtë të diel. Vendimi është marrë nga drejtori i bujqësisë në Lezhë Ndoc Lleshi, sipas të cilit kjo masë vjen si një nevojë për të shmangur përhapjen e sëmundjes ?dermatoza nodulare e gjedhit" , e pranishme tashmë në vendin tonë. Konfirmimin e ka dhenë drejtori i bujqesisë në Lezhë Ndoc Lleshi sipas të cilit do të pengohet hyrja e kafshëve në këtë treg.

Kreu i bujqesise në Lezhe ka bërë të ditur se fermerët dhe transportuesit nuk duhet të levizin pa autorizime të cilat i leshon vetëm drejtoria e bujqesisë. Sipas tij, ata që do të guxojnë të ndërmarrin veprime për të hyrë në pazarin e gjesë së gjallë në Milot mund të përballen edhe me penalitete.

Share This Video


Download

  
Report form