Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtues të Policisë së Shtetit kanë inauguruar sot Komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës.
Kreu i qeverisë Rama vlerësoi punën transformuese të Policisë së Shtetit, e cila sipas tij tashmë i ngjan policive simotra të Europës.
?Policia i ngjan trupave simotra në Europën që po shkojmë. Respekt për skuadrën e ministrit të brendshëm, drejtuesit e Policisë së Shtetit që të çliruar nga kthetrat e politikës të lidhur me krimin që i mbante në trysni të përditshme e ua kishte bërë ferr profesionin e tyre, sot janë në krye të detyrës dhe çojnë përpara një projekt madhështor për vënien e policisë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve?, u shpreh Rama.
Kryeministri shprehu vlerësime dhe për punën e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai tha se akuzat e përditshme të PD janë kompliment, pasi vijnë si rrjedhojë e shtetbërjes që s?pranohet nga demokratët.
?Puna e tij meriton çdo lëvdatë pasi jo më kot meriton edhe gjylet e përditshme të baltës së SHQUP-it që janë komplimenti më i mirë për punën e ministrit dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit. Kompliment që vjen nga ata që s?njohin shtet e shtet s?dinë të bëjnë. Teksa shohin sesi po bëhet shteti, s?dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të mbushin topat e baltës ndaj Policisë së Shtetit që është modeli për të gjithë?, tha Rama.