Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Personi i cili është arrestuar si i dyshuar si autor i vdekjes së turistit rus është Fatmir Kuçi, një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit nga Elbasani.
Policia njoftoi sot, një ditë pas vdekjes tragjike të turistit rus, për arrestimin e 44 vjeçarit me akuzën e ?vrasjes nga pakujdesia?
Policia e Vlorës informoi: ?Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin e Fatmir Kuçi-t, pasi ditën e djeshme rreth orës 11:00 në zonën bregdetare të quajtur ?Livadh? i Himarës, ky shtetas duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin ?Black Arrow?, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin Rus D.K., i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra, në spitalin e Himarës?.
Si pasojë e plagëve të rënda në pjesën e gjymtyrëve dhe të shpinës dhe hemoragjisë, turisti nuk mundi të mbijetojë dhe ka ndërruar jetën rrugës për në spitalin e Himarës, teksa transportohej nga vetë personi i dyshuar për ngjarjen.
Si u zbulua- Efektivët kanë marrë listën e të gjithë mjeteve motorike që kanë qenë në det në intervalin kohor të aksidentit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-pronari-i-skafit-qe-aksidentoi-per-vdekje-turistin-rus/