Trafik droge me avionë, goditet rrjeti - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut te drogës qe transportonte mariuanen me avionë te vegjël nga Shqipëria drejt Italisë. Nje operacion i përbashkët i koduar me emrin ?fluturimi i lire? është finalizuar me arrestimin e 14 trafikanteve. 6 prej tyre janë prangosur ne Vlore, ndërsa 8 te tjeret rezidente ne Itali janë arrestuar zonën e Riminit dhe te Brindisit. Ky është avioni i përdorur, i cili është kapur nga policia italiane ne Rimini se bashku 120 kilogramë mariuhane. Nder personat e arrestuar ne Shqipëri ishte edhe nje efektiv i policisë se Vlorës, Shef i Burimeve Njerëzore Vladimir Zanaj. Detaje ne lidhje me këtë superoperacion janë bere te ditura nga Drejtori i Përgjithshëm per Krimin e Organizuar dhe Krimet e Renda Ardian Çipa, sipas te cilit grupi ishte ne survejim prej nje muaji, ndërsa kjo ishte ngarkesa e pare qe u dërgua. Sipas prokurorit te ceshtjes Ened Nakuçi hetimi po zhvillohet paralelisht ne Itali dhe Shqipëri. Dyshohet se kreu i organizatës që merrej me trafikimin e marijuanës nga Shqipëria në Itali është Sokol Burhamaj. Të gjithë të arrestuarit kanë lidhje farefisnore mes tyre. Autoritetet shqiptare i kanë dhënë leje për fluturim avionit të përfshirë në trafik, me qëllim zbulimin e te gjitha fijeve te rrjetit. Ndërkohë gjithashtu mësohet se të arrestuarit në Shqipëri kanë mohuar përfshirjen në trafikun drogës. Pasi mbërrinte ne vendin fqinj lënda narkotike do te shpërndahej ne destinacionet përkatëse. Avioni i kapur nga autoritetet italiane ishte nisur Pishporo ne Vlore. Policia italiane kishte rene ne gjurme te rrjetit, pasi kishte zbuluar rrugën, neper te cilën kalonin ngarkesat e drogës. Te arrestuarit nuk janë emra te panjohur, pasi ata e kishin shtrire aktivitetin edhe ne vjedhjen e vilave luksoze. Per 1 muaj karabinierët dhe strukturat e specializuara te policisë shqiptare vunë ne përdorim metodat speciale te hetimit per surveimin e personave te dyshuar

Share This Video


Download

  
Report form