http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mësimi ka rifilluar e po ashtu edhe problemet me ngrohjen ne shkolla. Dita e pare e shkollës per kete vit ka qene edhe me e ftohta per nxënësit e kryeqytetit. Kjo jo vetëm se klasat kane qene te boshatisura per tri jave, por dhe per faktin se mungon sistemi i ngrohjes ne pjesën me te madhe te institucioneve. As xhupat veshur dhe as rezistencat e shtuara ne klase nga prindërit, nuk kane mundur te sigurojnë ngrohjen e duhur per nxënësit. Ashtu si ne shume shkolla ku mungon apo nuk funksionon sistemi i kaldajave edhe ne gjimnazin ?Sami Frasheri? ngrohja behet me grafik. Ndezja e rezistencave komandohet nga drejtuesit e shkollës dhe alternohet ne mënyre qe mos mbingarkohet rrjeti. Ora e peste dhe e gjashte e mësimit duket te jete edhe me e ftohta. Edhe pse me te rritur gjimnazistet nuk fshehin veshtiresite ne te shkruar. Drejtues ne Bashkinë e Tiranës sqarojnë se ne pjesën me te madhe te shkollave ka sistem ngrohje, por nuk është vene ne funksion per shkak te nje problemi teknik te te krijuar qe nga administrata e kaluar. Sipas tyre, specialistet po verifikojne ne terren te gjitha problemet, ndërsa 8 shkolla janë ne projekt per t?u pajisur me sistem qendror ngrohje. Ne këto dite te ftohta, ngrohja me e mire për nxënësit qe nuk kane sistem kaldajash ne shkolla, mbetet ora e fizkulturës.