Deputeti socialist, ish-gazetari Alfred Peza, akuzoi sot Partinë Demokratike se po e sulmon atë për pasurinë që e ka vënë nga 51 vite pune bashkë me bashkëshorten e tij, Mirela Ndini.
Gjatë një prononcimi për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, Peza tha se sulmet në adresë të tij nuk kanë qenë një betejë për të vërtetën. Ai theksoi se pasuria prej 1.13 miliard lekë me të cilat bleu aksionet në një bankë private, është siguruar nga kursimet.