?Djepi e engjëjve? është shtëpia dhe familja e parë e fëmijëve të braktisur që në lindje. Vetëm për muajin janar janë braktisur 4 të porsalindur.
Drejtori i maternitetit ?Mbretëresha Geraldinë?, Blenard Nonaj, tregon për Report Tv, se ky vit ka filluar më 4 fëmijë të braktisur, dhe se vitin e kaluar janë braktisur 21 të porsalindur.
Vetëm në muajin e parë të vitit janë braktisur 4 bebe të porsalindura në maternitetin ?Mbretëresha Geraldinë?.
Ata janë vendosur në ?Djepin e engjëjve? dhe marrin përkujdesjen nga stafi mjekësor. Gjatë vizitës tonë ne gjetëm 7 fëmijë, mes tyre kishte edhe bebe që prindërit i vizitonin herë pas here, por arsyet ekonomike i kanë detyruar të lënë fëmijët në institucionet arsimore.
Ndërsa vitin e kaluar, tek ?Djepi i engjëjve? janë lënë 21 fëmijë. Blenard Nonaj, drejtori i spitalit ?Mbretëresha Geraldinë? për Report Tv ka sqaruar dhe shifrat e këtij fenomeni.